Një partneritet i gjatë dhe i suksesshëm arrin në fund. Christopher Bailey lë Burberry-n. Lajmi, që po qarkullon me shpejtësi në revistat kryesore të modës dhe financave, është një “bombë” e vërtetë për industrinë.
Filloi në vitin 2001 si Drejtor Krijues i markës, Bailey ka shënuar një revolucion të vërtetë për një prej markave “simbolike” të modës britanike. 17 vjet që e çuan Burberry –n në një epokë të re, të shpejtë dhe super bashkëkohore, duke lançuar tendencat e reja (ai ishte i pari që propozojë sfilatat “Shih tani, bli tani” dhe fytyra të reja (si modelja Cara Delevingne).
Bailey do të qëndrojë deri në fund të marsit 2018 si Drejtor Kreativ, ndërsa pjesa që i takon menaxhimit i ka kaluar tashmë Drejtorit të Përgjithshëm, Marco Gobbetti. “Jam i kënaqur për të marrë në projekte të reja kreative” – ka pohuar Bailey, i cili në 2009-ën u nderua me urdhrin Britanik nga Mbretëresha dhe që e lë rolin e tij me “mbështetjen e plotë” të markës. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim të rejat e ardhshme për të kuptuar se kush do të ulet në “fronin” e Burberry-it pas tij.