KreuBusull

Ngacmime seksuale edhe në Parlamentin Evropian

As Brukseli nuk i ka shpëtuar skandalit të ngacmimeve seksuale. Gratë atje kanë vendosur të denononcojnë, jo vetëm rastet e dhunës seksuale, por dhe seksizmit të pastër që e bëjnë karrierën evropiane më pak të shndritshme dhe tepër të mundimshme.

«Kishte ditë kur në mëngjes zgjohesha me dëshirën për të luftuar, ndërsa mbrëmjeve isha aq e dëshpëruar sa më vintë të qaja”,- tregon me telefon nga Luksemburgu Jeanne Ponte, asistente parlamentare e eurodeputetit të së majtës franceze, Edouard Martin. Ajo, së bashku me disa kolege të tjera kanë pranuar të flasin hapur.

«Një herë të ndalojnë të flasësh, një herë tjetër të marrin për të dashurën e deputetit. Është diçka që ndodh në vazhdimësi dhe nëse rebelohesh, të thonë se është shaka ose një zakon i vendit të tyre”.
E diplomuar në Kolegjin Evropian të Bryzhit, Ponte hyri në Parlamentin Evropian në moshën 24 vjeçare dhe dy javë pas fillimit të punës ndodhi befasia.

“Në një kongres, një parlamentar i moshuar gjerman më kërkon të pi kafe me të dhe t’i flas për veten time”. Që në atë kohë, Ponte mban ditar për të gjitha rastet e seksizmit ku ajo ka qenë viktimë.  Ndërkohë, gratë e Brukselit janë duke u organizuar, duke krijuar dhe klubin Gentlewoman që mesa duket është një pikënisje në mbrojtje të të drejtave të grave.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF