Pap testi shërben për të parandaluar zhvillimin e kancerit të mitrës. Ndjekja e përvitshme shërben për të mabjtur nën kontroll shëndetin, por edhe për t’u këshulliar me specialistin që të përcaktojë një program “parandalimi dhe kontracepsioni” që merr parasysh problemet e çdo gruaje dhe nevojat e saj.
Çdo vit rreth 500.000 gra në botë preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në Botë çdo 2 minuta një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës, ndërsa në Europë çdo 18 minuta një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Në vendin tonë kanceri i qafës së mitrës është kanceri që haset më shpesh tek femrat mbas kancerit të gjirit. Në Shqipëri rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u rritur, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.
Shkaktimi i këtij lloj kanceri është një infeksion i vazhdueshëm nga papillomavirusi i njeriut (HPV), seksualisht i transmetueshëm. Bëhet fjalë për kancerin e parë të njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që tërësisht i atribuohet një infeksioni.
Nëpërmjet Pap-testit (shqyrtimi është bërë duke marrë një mostër të vogël të qelizave nga qafa e mitrës për t’iu nënshtruar një analize mikroskopike) mund të zbulohen ndryshime qelizore, duke ju lejuar për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës në fillim. Prandaj, qëllimi është të diagnostikojë prekjen tumoriale ose kancerin e fazës së hershme, dmth. para se të shfaqen simptomat, për të parandaluar zhvillimin e tyre dhe për të përmirësuar prognozën.
Aktualisht, të gjitha gratë e moshës mes 25 dhe 64 vjeç dueht të kryejnë një test Pap test çdo tre vjet, megjithatë, ka të paktën pesë arsye të mira për t’iu nënshtruar një shqyrtimi të tillë, bashkë me një vizitë për kontroll gjinekologjik, një herë vit. Ja çfarë na sugjeron gjinekologja:
MË SHUMË PARANDALIM
Duke kryer një Pap test çdo vit ju do të keni shanse më të lartA të identifikimit të qelizave gjatë zhvillimit të hershëm.
MË SHUMË SIGURI
Kjo është një garanci e kontrollit më të madh, sidomos në prani të faktorëve të rrezikshëm siç janë kontaktet e shpeshta me partnerë të ndryshëm.
MË EFEKTIV
Takimi vjetor, ose çdo 3 vjet (siç sugjerohet nga 25 vjeç e sipër,ose kur ju filloni aktivitetin seksual) lejon për të vlerësuar me më shumë saktësi “historinë” e pacientit, që mund të jetë e pasuar me më shumë qëndrueshmëri dhe efektivitet.
MË SHUMË PERSONALIZIM
Pap testi vjetor, së bashku me ekzaminim gjinekologjik, do të shtrijë një lloj programi për parandalimin dhe kontracepsionin në një mënyrë të persoanlizuar.
Takimi vjetor me një specialist të vërtetë, në veçanti, sipas konceptit të “mjekësisë së integruar” do të hyjë në harmoni më të madhe duke eksperimentuar trajtime të ndryshme dhe më të plota ndaj personit. Falë kësaj mund të hartohet një profil i “plotë”, duke marrë parasysh problemet dhe nevojat e personit në lidhje me moshën (për shembull, para raportit apo menopauzës), dhe duke përfshirë aspekte jo shumë të konsiderueshëm, por shumë tregues në aspektin gjinekologjik, të tilla si lloji i dietës, higjiena personale, praktika sportive.