KreuBusull

Dhjetë seri romantike për të parë kur keni dëshirë për dashuri

Nëse keni dëshirë të humbisni në një histori të bukur dashurie, ja historitë më të bukura romantike për të gjitha shijet

Të humbasësh në historitë romantike është diçka që pëlqehet gjithnjë, pavarësisht faktit nëse jeni të dashuruar apo jo.

Një herë e një kohë shihej vetëm një film, sot mund të zgjedhim një zhytje më afatgjatë përmes serive televizive.

Kemi menduar t’ju sjellim disa tituj për të parë, në shoqëri ose vetëm.

Ja disa nga seritë televizive më romantike në qarkullim

 Outlander  (Jabanxhiu)

Është një dashuri që shkon përtej barrierave të hapësirës dhe kohës, ai që shpaloset tek “Outlander”, ku protagoniste është infermierja Claire Randall (Caitriona Balfe) që nga viti 1945, një periudhë në të cilën ajo jeton me burrin e saj, Frank, është rikthyer në mënyrë misterioze prapa në kohë.

Në Skocine e viteve 1743 do të njihte një luftëtar të ri të quajtur Jamie Fraser (Sam Heughan) dhe do të përfundojë duke rënë në dashuri me të.

Sezoni: 3

Në transmetim te FoxLife

Anatomia e Greit

Drama mjekësore që përshtatet më mirë me romancën është padyshim “Anatomia e Greit”, e cila është më e dashura.

Për dymbëdhjetë vjet, ngjarjet profesionale dhe sentimentale të Dr. Meredith Grey (Ellen Pompeo), kirurgut të “Seattle Grace Hospital”, janë ndjekur dhe jetuar me një përfshirje, veçanërisht nga gratë.

Sezoni: 14

Shfaqet në FoxLife dhe La7

 

Dashuria

“Dashuria” konfirmon se është e vërtetë: të kundërtat tërheqin.

Ata e dinë diçka rreth Mickey (Gillian Jacobs) dhe Gus (Paul Rust): ajo është një vajzë e bukur dhe e guximshmee, ai është një budalla.

Në përgjithësi, ata janë të ndërlikuar dhe kanë nevojë për dashuri, kështu që ata përfundojnë në mënyrë të përsëritur njëri në krahët e njëri-tjetrit.

Sezoni: 2

Në transmetim te Netflix.

This Is Us (Këta jemi ne)

Ka një rrëfim që luhet me dy palne kohore, “This Is Us”.

Nga njëra anë kemi Rebekën (Mandy Moore) dhe burrin e saj Jack (Milo Ventimiglia) që bëhen prindfër të trenjakëve, njëri prej tyre lind i vdekur dhe kështu vendosin të adoprojnë një afro-amerikan.

Nga ana tjetër, gjendet 36 vjet më vonë, me tre vëllezërit që janë rritur, Kevin (Justin Hartley) është një aktor në krizë, Kate (Chrissy Metz) një grua e vetme edhe për shkak të mbipeshës së saj dhe Randall (Sterling K. Broën ) një menaxher i respektuar afro-amerikan.

Sezoni: 2

Transmetohet në FoxLife

 

Hart of Dixie (Zemra e Diksit)

Në dashuri na ndodh q ëtë jemi të pavendosur dhe kështu sa herë që zgjedhim zemrën, mund të rrezikojmë të futemi në telashe.

Kjo është një demonstrim i Zoe Hart (Rachel Bilson), protagonist i “Hart of Dixie”, një doktoreshë e re që e pa ndryshimin e jetës së saj në mënyrë drastike sapo u braktis Neë York City për një qytetare të Alabamës, e përhumbur por plot me burra magjepsës.

Sezoni: 4

Transmetohet në La5 e FoxLife

 

How I Met Your Mother (Si takova nënën tënde)

Ngjarjet sentimentale të një grupi miqsh janë në qendër të «How I Met Your Mother».

Në veçanti është Tedi (Josh Radnor) i cili është në këkrim të dëshpëruar të shpirtit binjak me të cilën kërkon të martohet dhe të krijojë familje.

Rreth tij është çifti i formuar nga Marshall (Jason Segel) dhe Lily (Alyson Hannigan), feministi Barney (Neil Patrick Harris) dhe e bukura Robin (Cobie Smulders).

Sezoni: 9

Transmetohet te Netflix

 

Crazy Ex Girlfriend (Ish e dashura e çmendur)

Për gëzimet, por mbi të gjitha në disavantazhet e dashurisë, mund të qeshësh.

Për këtë shërben sieria e komedisë “Crazy Ex Girlfriend”, në të cilën jemi njohur me Rebecca Bunch (Rachel Bloom), një avokate e suksesshme, por jashtëzakonisht e vetmuar, e cila vendos të heqë dorë nga  çdo gjë dhe të shkojë në një qytet të vogël të quajtur Ëest Covina për të ndjekur Josh Vincent Rodriguez III), dashurinë e saj të adoleshencës.

Sezoni: 2

Transmetuar në Netflix

 

The Affair (Një lidhje e rrezikshme)

Është rreth trekëndëshit të dashur që zhvillohet ” The Affair – Një marrëdhënie e rrezikshme”, që përfshinveçanërisht Noah Solloëay (Dominic Ëest), gruan e tij Helen (Maura Tierney) dhe Alison Lockhart (Ruth Ëilson).

Filmi tregohet nga dy pikëpamje të ndryshme, një femër dhe një mashkull, madje i kalitur me disa elementë të krimit.

Sezoni: 3

Transmetuar në Sky Atlantic

 

“The Vampire Diaries” Ditari i Vampireve

Historia e “The Vampire Diaries” nis në Mystic Falls, në Virginia, ku një vajzë me emrin Elena Gilbert (Nina Dobrev) zbulon se Stefan Salvatore (Paul Ëesley), i dashuri i saj, është një vampir.

Ndërkohë, i riu e kupton se ajo është identike me Katherinën, dashurinë e tij të parë vampire që në 1864 e transformoi atë dhe vëllain e tij Damon (Ian Somerhalder).

Sezoni: 8

Shfaqet në Premium Action

 

Beauty and the Beast (E bukura dhe bisha)

Një klasik në frontin e tregimeve të dashurisë është “E Bukuria dhe Bisha”, e cila është riparë vazhdimisht si në kinema dhe në TV.

Seriali i fundit ka për protagoniste  Catherine Chandler (Kristin Kreuk), një detektive në skuadrën e vrasjes së Nju Jorkut, i cila nëntë vjet më parë është shpëtuar nga një entitet i çuditshëm që do të zbulohet nga Dr. Vincent Keller (Jay Ryan).

Sapo të gjenden të dy, nuk do të jenë më në gjendje të largohen nga njëri-tjetri.

Sezoni: 4

Shfaqet në FoxLife

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF