KreuBusull

Le Iene në Bulqizë, fëmijët që braktisin shkollën për të punuar

Emisioni i njohur italian “Le iene”, ka udhëtuar sërish drejt Shqipërisë, këtë herë në qytetin e minatorëve, Bulqizë. E dërguara e “Le iene”, në Shqipëri, Alice Martinelli, ka trajtuar një çështje tepër të ndjeshme dhe delikate, siç është punësimi i të miturve. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë dhe jo vetëm, të mbledhin dhe shesin krom të cilin qyteti i Bulqizës e posedon me tonelata.

“Fëmijë punëtorë që ndihmojnë familjen” është titulluar minutazhi që stafi i “Le iene” i ka kushtuar këtyre fëmijëve. Gazetarja italiane ka intervistuar banorë dhe fëmijë; këta të fundit, edhe pse duke u rritur mes varfërisë dhe sakrificave të shumta, sërish mundohen të mos lënë mënjanë shkollën.

Gazetarja italiane, Martinelli, ka vizituar edhe disa familje, në njërën prej të cilave ka preferuar të ndalet për të shijuar gatimet tradicionale të zonës. Edhe pse fëmijët e Bulqizës nuk arrijnë të fitojnë shumë para nga mbledhja e kromit, ata janë tepër të kënaqur që arrijnë të ndihmojnë familjet e tyre.

Reportazhi i plote i Le Iene klino ketu:

https://www.iene.mediaset.it/video/dall-est-una-nuova-micidiale-droga-per-l-europa_10502.shtml

 

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF