Largimet e gazetarëve dhe moderatorëve nga televizioni Top Channel duket se nuk paskan të përfunduar! Tashmë, edhe një emër tjetër i njohur i redaksisë së lajmeve të këtij televizioni është larguar për të vijuar karrierën e saj me një tjetër detyrë!
Gazetarja e njohur e politikës Elona Meço e ka lënë televizionin për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme! Ajo sapo është emëruar në postin kreu i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike.
Lajmi është bërë publik pas përfundimit të mbledhjes së kësaj partie. Ky post më parë i përkiste Edi Lesit i cili tashmë është këshilltar për media, e tani do të na duhet që të mësohemi me gazetaren Elona Meço me këtë pozicion të ri në krye të tij.



















