KreuBusull

Java e ardhshme, dedikuar praktikave profesionale në Shqipëri

Për të dytin vit radhazi, Swisscontact organizon Javën Evropiane të Aftësive Profesionale. Duke qenë se përfshirja e të rinjve shqiptarë në tregun e punës mbetet sfidë, java e ardshme do të fokusohet pikërisht në këtë drejtim. Kompano dhe institucione të shumta europiane do të organizojnë disa aktivitete për zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë.

Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme do të vijnë në formën e panaireve, ashtu sikurse do të krijohet mundësia e krijimit të sistemit funksional për sigurimin e praktikave mes: shkollës, biznesit dhe nxënësit. Një tjetër synim është edhe nxitja e kompanive të mëdha për bashkëpunimin mes të rinjve që kanë mbaruar arsimin profesional, me vendet e punës përkatëse. Madje, disa kompani pritet të angazhohen në një nismë të tillë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF