KreuBusull

Kryeministri lajmëron: “Ja linja më e re e fluturimit!”

Linjat e fluturimit ajror nuk janë ndër më të shumëllojshmet në Shqipëri, por duket se ky vit ose viti që vjen do të gjejë të shtuar në këtë listë një tjetër emër. AIR ALBANIA do t’iu japë një tjetër mundësi zgjedhje udhëtarëve, edhe pse nuk dihet asnjë detaj i mëtejshëm lidhur me atë çka pritet të vijë në shërbimin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri, në një status në Facebook.

Foto e postuar nga Rama tregon një avion me ngjyrë kuq e zi, madje në një prej pjesëve duket edhe gjysmë simboli i krahëve të shqiponjës. Ndoshta, ky nuk është versioni përfundimtar përfaqësues i linjës, por mund të jetë një modfikim kompjuterik për të tërhequr shikuesit. “Së shpejti”, ka shkruar Rama, ndërsa komentet kanë qenë të pafundme.

Tashmë, pritet vetëm zbulimi i detajeve të mëtejshme…

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF