Franca tashmë po dënon me ligj ngacmimet seksuale në rrugë, falë vendimit të marrë nga Emmanuel Macron. Presidenti e quan të paarsyeshme dhe krejt të papranueshme faktin që femrat nuk mund të ecin lirisht në publik. Të fishkëllyerit, etiketimet apo ftesat e bëra me zë nga gjinia e kundërt, tashmë do të dënohen në bazë të ligjeve përkatëse.
Gjatë një fjalimi, 39-vjeçari Macron e quajti skandaloz faktin që Franca ishte një nga ato vende ku dhuna verbale vazhdonte lirisht në ambientet publike, duke shkaktuar kështu kushte të papërshtatshme për femrat që të ndihen të sigurta kudo që shkojnë. “Shumë gra kanë thënë që dhuna e parë seksuale ka nisur në rrugë. Shumë ngacmues e kanë nisur gjithçka me fishkëllima në rrugë, ndërsa shoqëria ka qenë indiferente ndaj këtij fenomeni për një kohë shumë të gjatë”, ka shpjeguar Macron.
“Femrat duhet të ndihen komfort dhe të sigurta në hapësirat publike. Gratë e këtij vendi nuk duhet të kenë frikë të përdorin ambiente të tilla. Kjo do të jetë një nga prioritetet e policisë”, ka vijuar edhe më tej presidenti francez. Gjatë këtij fjalimi të mbajtur në kuadër të Ditës Internacionale për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas, Macron mbajti një minutë heshtje për 123 gratë e vrara nga bashkëshortët apo ish-partnerët në 2016 në Francë. Një nismë për t’u duartrokitur kjo e 39-vjeçarit…!



















