Në një kohë kur të gjithë prisnin që pas përfundimit të “Big Brother 9”, të startonte “Big Brother Vip” në ekranin e Top Channel, si duket një tjetër televizion shqiptar pritet të ketë ekskluzivitetin e këtij formati.
Dyshimet u hodhën pas një postimi të bërë nga producentja e programeve në Vizion Plus, Holta Kolaneci.
Ajo ka udhëtuar drejt Italisë ku ka ndjekur finalen e “Grande Fratello Vip” dhe ka qenë stilisti Ardi Asllani ai që ka postuar foton e saj, ku shkruan: “Ike për të na sjellë diçka?”. Po çfarë duhet të nënkuptojmë me këtë? Nuk na mbetet vetëm të presim…



















