Bëri bujë çështja e studentit të universitetit prestigjioz “Stanford”, Brock Turner, i cili në 2015 përdhunoi një grua pa ndjenja mbrapa kazanëve të plehrave, në një festë të kampusit.
Pavarësisht situatës së rëndë, atij iu dha vetëm 6 muaj dënim me burg nga gjykatësi, me pretendimin se “Brock ishte një student model, dhe nuk kishte pse t’i shkatërrohej jeta“.
Edhe pse publiku amerikan u zemërua nga dënimi fare i pakët i Brock, as Brock Turner nuk qenka i kënaqur me të, duke pretenduar më pak. Ai ka vendosur ta çojë çështjen në apel.
Sipas avokatëve të Brock-ut, gjykatësi nuk ka marrë nën shqyrtim prova nga dëshmitarët, të cilat mund ta lehtësonin fajësinë e studentit 19-vjeçar.
Ata pretendojnë se Brock dhe viktima e tij kishin qenë bashkë në festë, dhe nuk kishte pasur asnjë përdhunim. Por tjetër gjë thonë dy studentët suedezë që e kapën në akt, pasi Brock ishte larguar sapo i kishte parë, dhe atyre u ishte dashur ta mbanin derisa të vinte policia.
Në përfundim, Brock kreu vetëm 3 muaj nga dënimi, para se të lirohej me kusht, duke paguar 150.000 dollarë.
Kjo nuk ka mjaftuar për përdhunuesin e Stanfordit, i cili pretendon se s’kishte asgjë të gabuar në atë çfarë bëri.



















