KreuBusull

Urime shqipe! Ja shqiptarja që rrëmbeu titullin “Miss Italia Lombardia”

Një lajm i bukur vjen tamam në kohë për festat e nëntorit nga përtej detit, në Lombardi, Itali. Në konkursin e përvitshëm “Miss Italia Lombardia” që mbahet atje, nga 130 konkurente, ka qenë një shqiptare ajo që ka rrëmbyer titullin!

Miss Italia Lombardia më e re quhet Denise Ayroldi, është 18 vjeç, e gjatë 1.76 m, me babain puljez dhe nënën shqiptare.

Edhe pse u vlerësua për bukurinë e saj, ajo ëndërron të bëhet avokate, duke ndjekur kështu gjurmët e të atit.

Gara është zhvilluar më 26 nëntor në “Oriocenter”, dhe e reja breshane do të përfaqësojë Lombardinë në garën kombëtare të “Miss 365”, që do të zhvillohet në muajin janar, në Romë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF