Ndërsa të gjithë ditët e fundit kanë ndjekur me kërshëri vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku pritej ndonjë lajm i mirë për hapjen e negociatave me BE-në, e vetmja që ka reaguar fort ka qenë shkrimtarja Elvira Dones. Ajo nuk është kursyer me kritika, duke dhënë kështu një mesazh përmes një të përditshme zviceriane, ku shprehet se Shqipërisë i duhet të presë ende për pranimin në BE, pasi nuk është se ka ecur përpara. Madje nuk ka kursyer as komentet ndaj qeverisë, të cilën e ka etiketuar si të korruptuar. “Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet, pasurimin personal,” tha Dones.
Shkrimtarja është shprehur gjithashtu se brezi i saj është lodhur dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e situatës, ndërsa numri i të rinjve që largohen nga vendi për një jetë më të mirë, sa vjen edhe rritet. Shkrimtarja e njohur për kritikat e ndaj saj periudhës qeverisë të vendit nga Sali Berisha, duket se në të njëjtën mënyrë po fshikullon edhe epolitikën aktuale, e përmes saj, kryeministrin Edi Rama.



















