KreuBusull

Ndahet nga jeta aktori i humorit kosovar Blerim Peci

Është ndarë nga jeta në moshën 44 vjeçare aktori i humorit kosovar, Blerim Peci. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij Fehmi Ferati në llogarinë e tij në Facebook.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty. Rand shumë e randë bre!

Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë!”, ka shkruar Ferati në llogarinë e tij në Facebbok.

Blerim Peci ishte i njohur për një varg serish humoristike, kurse së fundi ka luajtur në serinë televizive “Vikendi”.

Më herët ishte i njohur me programin “Show Meselation”. Ai u bë i njohur në Shqipëri me shakanë që bëri me gazetarin Arina Çani.

Blerim Peci është i lindur më 1 gusht 1973. Ai ka jetuar me gruan Afërdita Sopjani Peci në Mitrovicë, me të cilën është martuar në vitin 2004 dhe ka një djalë.

Homazhet për Pecin po zhvillohen nga ora 13:00 deri në orën 15:00, ndërsa ai do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF