Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka dhënë alarmin se qumështi vendas është i kontakminuar me një substancë kancerogjene. Këto të dhëna sipas tij kanë dalë nga një studim i AEI-së, ndaj i ka këkruar shtetit që të monitorojë situatën dhe të zbardhë të vërtetën rreth kësaj çëshje e cila vë në rrezik shëndetin e qytetetarëve.
Më poshtë statusi i plotë që ish-ministri ka publikuar në faqen e tij të Facebook:
Ose një megaskandal, ose një supermashtrim!! Mbetet për t’u parë?! Para disa ditësh në një studim të AFI, gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me aflatoksinë. Aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik. Prania e saj në qumësht dhe nënprodukte është rrezik shumë i madh për shëndetin e konsumatorit. Ministria e Bujqësisë duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura, të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e përlyera. Sa më parë dhe menjëhere!!! Ndërkohë AFI të bëjë publike rezultatet e analizave, metodat e analizës dhe laboratorët e referencës që i kanë kryer ato. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prokuroria të nisë hetimin e menjëhershëm dhe të përcaktojë përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin siç ka ndodhur më parë në dëm të prodhuesve vendas, për të favorizuar importet.