KreuBusull

Zgjidhni parfumin sipas shenjës së Horoskopit që i përkisni

Nëse nga njëra anë ka gra që nuk do ta ndërronin parfumin e tyre për asgjë në botë, ka edhe nga ato të tjerat që kërkojnë të njihen me aroma të reja, apo të nadryshojnë parfumin e tyre çdo ditë, ndoshta edhe më shumë se sa një herë në ditë, varet nga situatat. Por si të zgjidhni aromën që ju pëlqen më shumë e që ju shkonë më shumë me karakterin? Për këtë po ju ofrojmë karakteristikat e shenjës suaj të horoskopit të kombinuar me një aromë verore. Provojeni!

Dashi

Gruaja e shenjës së dashit është shumë dinamike, e çuditshme e pasionante. Ka një vështrim të ri e sportive, me një karakter energjik e të pavarur. Nëse ajo dëshiron diçka pa dyshim që e merr atë, edhe për faktin se se sfidat e magjepsin. Ka një reputacion të merituar si gruaja që nuk përfundon kurrë atë që nisi sepse nuk ka shumë durim dh emungesa e qëndrueshmërisë është pika  esaj e dobët. Ajo urren të jetë e mërzitur dhe gjithmonë kërkon diçka të veçantë e emocionuese për të bërë. E për gruan e shenjës së dashit parfumi që i duhet është L’Eau d’Issey City Blossom.

Demi

Gruaja që i përket shenjës së demit është një njeri tek i cili mund të mbështeteteni gjithmonë. Fuqia e saj është e përbërë nga këmbëngulja dhe vendosmëria e vazhdueshme. Ajo nuk i pëlqen ndryshimet dhe ka një nevojë të vazhdueshme për qëndrueshmëri dhe siguri.  Është një grua e modës së vjetër, shumë e përkushtuar dhe mbrojtëse ndaj partnerit dhe miqve të saj. është një njeri shumë i drejtë dhe shumë i durueshëm. Nuk është natyrë sfiduese, por do të bënit gabimin më të madh nëse do ta sfidonit atë, sese pas pas ëmbëlsisë së saj fsheh një karakter shumë të fortë. Për gruan e shenjës së demit kemi zgjedhur parfumin Givenchy, një aromë femëror, që ashtu si gruaja e demit, fsheh romancën e ëmbëlsinë nga njëra anë dhe pasionin nga ana tjetër.

Gaforrja

Gruaja e shenjës së gaforres është më femërorja mes shenjave të horoskopit. Delikate, sentimentale, atraktive, e rezervuar, porn ë të njëjtën kohë edhe kokfortë dhe e vendosur. Ajo përbëhet nga kontradikta, ndonjëherë mund të duket e turpshme, porn ë të vërtetë fsheh një emocion të papërmbajtshëm. Kushdo që e bën atë të njehet e sigurtë fiton besnikërinë e saj të përjetshme. Ajo ka dëshirë të krijojë nj ëfole ku shkëmbehet vetëm ngrohtësi e dashuri, sepse asaj i pëlqen të ndjejë përkujdesje. Për shenjën e gaforres është zgjedhur një parfum unisex, për të balancuar pak të gjithë këtë dozë feminiliteti. Ai që i duhet një gaforreje është CK One, Calvin Klein

Luani

Gruaja që i përket shenjës së Launit është egocentrike, e përkushtuar vetëm ndaj vetes. I pëlqen të ekspozojë veten dhe të tërheqë vëmendje. Ajo është një grua profesioni dhe i urrenë kritikat. Në rastet kur kritikohet ajo nxjerr “thonjtë” e saj dhe bëhet agresive. Ndonjëherë duket e ashpër, por ajo din se si t ahapi zemrën e saj bujare pë rata që i kërkojnë ndihmë.  Ajo është një grua ambicioze që është në dijeni të vlerës së saj dhe prandaj kërkon maksimumin nga jeta dhe dashuria. Krenaria është thembra e Akilit, egoja e tij kërkon jo vetëm respekt por edhe adhurim. Për gruan e shenjës së luanit është zgjedhur parfumi Guess Dare Summer Edition: një aromë shumë provokuese, sensuale dhe pak e guximshme që pa dyshim kap vëmendje.

Virgjëresha

Gruaja e shenjës së virgjëreshës ka një natyrë t ëturpshme dhe të rezervuar. Edhe pse të jep imazhin e një personi autoritarë, ajo është e vetëdijshme për natyrën e saj nervoze, e cila lidhet me dëshirën për të qenë perfekte, gjithmonë aktive dhe e gatshme për të zgjidhur çdo problem. Ajo është perfekte, superaktive, inteligjente, analitike, e kushdo që ka një grua të shenjës së virgjëreshës, e din se gjithçka funksionon në shtëpi. Për gruan e kësaj shenje sugjerohet La Nuit Tresor të Lancome.

Peshorja

Ku ka bukuri është shenja e peshores. E pajisur me një feminilitet të rafinuar, kjo grua është plot hijeshi natyrore. Ajo është e ndjeshme, intuitive, me shije të rafinuar dhe dinë të zgjidhë situatat problematike sin ë punë edhe në familje, për shkak se është e pajisiur me shkathtësi e urtësi të lindur. Ajo nuk ësht ënatyrë agresive dhe përplasjet e trembin atë. Parfumi që i duhet gruas së shenjës së peshores është pour les cheveux Hair Mist.

Akrepi

Gruaja që i përket shenjës së akrepit është simpatike, seksi, misterioze, narciste dhe krenare. Ajo konsiderohet si shenja “ekstrem”. Ajo mund të jetë e fortë dhe e dobët, e pavarur dhe e ngjitur, pasionante dhe e ftohtëe. Një grua plot kundërshti. Ajo nuk i zbulon kurrë të gjitha kartat që ka në dorë, dh enë një moment apo në një tjetër do të hakmerrret me ju nëse ja keni bërë borxh. Për një grua kaq të sigurtë për bukurin e saj, sugjerohet Premiere Roses të Parisit nga Yves Saint Laurent.

Shigjetari

Gruaja e Shigjetarit duket se kalon jetën me lehtësi Ajo është gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur. Dhe një derë gjithmonë hapet kur keni nevojë për të. Kjo e ndihmon atë të ketë një karakter të gëzueshëm dhe të ekzagjeruar edhe në qoftë se momentet e errëta nuk mungojnë.  Ndjenja e humorit është një nga tiparet kryesore të karakterit të saj: nuk lejon që të ndikohet lehtësisht nga opinionet e të tjerëve, është një idealiste, kujdeset shumë për lirinë e saj dhe pëlqen të gëzojë jetën. Serge Lutens duket se ka krijuar aromën e tij të re La religieuse vetëm për humorin e gruas së Shigjetarit: një jus i pastër dhe sensual, i mbushur me dykuptimësi, mistik dhe kontradiktor.

Bricjapi

Gruaja e Bricjapit nuk lë vendpër hapsira e interpretime, por shkon menjëherë në pikën ku don të dali. Ajo është një person shumë e mprehtë në ndjekjen e fatit të saj. Forca e saj dominuese është dëshira për sukses, para, status, pozitë, autoritet dhe dashuri. Çdo gjë është një qëllim për të arritur për të. Dhe, e vendosur si një shkëmb, gjithmonë arrin me durim dhe me përkushtim për të përfunduar me sukses atë që ka filluar. Gruaja e kësaj shenje është në gjendje të shkëpusë veten nga tundimet e sotme për çmimin e së nesërmes. Cool Water Woman Summer Seas Edition është parfumi që sugjerohet për të.

Ujori

Gruaja që i përket shenjës së ujorit është një dashnore e gjithçkaje origjinale, futuriste, ekstravagante. Kjo grua, në të vërtetë, është një lloj “koke e çmendur” e shkëlqyer, e cila refuzon të ndjekë turmën dhe të shkon në rrugën e vet. Ajo pëlqen të jetë ndryshe, nuk ndjek modelet dhe refuzon kompromise. Inteligjente dhe plot imagjinatë, gruaja e kësa shenje dëshiron të arrijë diçka që ndryshon dhe përmirëson fatin e botës. Pavarësia intelektuale është marka e saj tregtare. Ajo është miqësore dhe rastësore, por gjithashtu e rezervuar. Për të, mërzia është një sëmundje ngjitëse dhe përpiqet gjithnjë ta shmangë atë. Talenti i gruas së ujorit është aftësia për t’u marrë me të gjitha llojet e personaliteteve, të të gjitha prejardhje sociale. Ajo është gjithmonë e njëjtë, qesharake, kurioze dhe e vëmendshme, kushdo që takon. Për gratë e lindur nën shenjën e Ujorit sugjerohet Chanel.

Peshqit

Gruaja e kësa shenje ka aftësinë për të parë thellësisht në psikikën njerëzore. Dinjitoze dhe intuitive, ajo lindi me dhuratën e profecisë, sepse shpesh i percepton gjërat para se t’i njohë dhe rrallë ndjenjat e saj dalin të gabuara. Personaliteti i kësaj gruaje është i pakapshëm, i tepruar dhe i gjallë. Kjo grua misterioze me një mijë fytyra është ndër më të emocionuarit dhe romantikët e shenjave të horoskopit dhe shpesh duket si një fëmijë që nuk është rritur kurrë: i paparashikueshëm, kapriçioz dhe plot imagjinatë. Një nga defektet e saj është se nuk ka një vullnet të vazhdueshëm dhe një vendosmëri të vendosur që i lejon të kryejë projektet e saj dhe të përballet me pengesat. Për gruan e shenjës së peshkqeve është zgjedhur Eisenberg:

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF