KreuBusull

Ndërron jetë Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar

Dita e sotme ka gjetur të pajetë gruan e ish-diktatorit, Nexhmije  Hoxha. Prej vitesh, Hoxha jetonte e vetme në një banesë në Tiranë, pas përballjes me 11 vite burg pas rënies së diktaturës komuniste. Bashkëshortja e Enver Hoxhës ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

Ajo u lind në Manastir, më 8 shkurt të vitit 1921. Mësohet se çastet e fundit i ka kaluar në banesën e saj, ndërsa ende nuk dihen detaje të mëtejshme. Pas figurës së bujshme prej bashkëshorteje të diktatorit prej afro pesë dekadash, viti 1991 e gjeti Nexhmijen përballë akuzave për abuzimin e fondeve.

Pas kryerjes së dënimit, Hoxha nuk ishte më e pranishme në asnjë formë në jetën politike apo publike të vendit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF