Artiola Toska është një nga këngëtaret e suksesshme të skenës së muzikës popullore në Shqipëri dhe është një nga këngëtaret e cila shpesh herë vendoset në qendër të vëmendjes për këngët që ajo publikon.
Ndërkohë këngëtarja nga Shkodra kurrë nuk ka preferuar që jetën e saj private ta bëjë publike, ndërsa gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve ajo ka treguar se çfarë e nervozon atë te bashkëshortin e saj.
“Janë nervat e tij ato që më acarojnë më shumë”, është shprehur ajo gjatë një interviste të dhënë në Klan Kosova me rastin e ndërrimeve të viteve.