Kur flasim për shenjat e horoskopit, duhet të dimë se secila prej tyre ka karakteristikat e veta. Pra për të përcaktuar porfilin e saktë të karakteristikave të tyre, është e nevojshme të ndiqet një “hartë” e caktuar. Në përgjithësi mund të dallojmë një sërë defektesh dhe varësish që janë karakteristike për secilën shenjë të horoskopit. Ne po ju japim hartën, mund ta shihni për zbavitje, por pse jo edhe për të reflektuar disi.
Dashi
Personat që i përkasin kësaj shenje karakterizohen nga impulsiviteti. Ata janë persona mjaft energjikë, bujarë dhe të sigurtë në atë që duan. Megjithatë defekti i tyre është fakti se janë ekstremisht impulsivë. Ky impusivitet mund të sjellë edhe agresivitet. Por ata pendohen pak sekonda më pas.
Demi
Demi është një nga shenjat më të këndshme të horoskopit. E udhëhequr nga planeti i Afërditës kjo shenjë do gjithçka që është e bukur, pasionante, por është edhe llupëse. Është pikërisht kjo e meta e saj më e madhe së bashku me kokëfortësinë dhe posesivitetin. Varësia nga ushqimi dhe kënaqësitë e jetës është një nga problemet e tij.
Binjakët
Binjakët janë një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri, planeti i inteligjencës dhe i fjalës. Për Binjakët fjala është shumë e rëndësishme ndërsa mërzia shkaktohet nga qetësia e tepërt. Një nga problemet e kësaj shenje lind pikërisht nga pika e saj e fortë: fjala. Ata shumë shpesh janë thashathemexhinj.
Gaforrja
Shenja e Gaforres udhëhiqet nga Hëna. Është një personalitet shumë emocional dhe tepër i ndjeshëm. Për këtë arsye, shpesh Gaforret i nënshtrohen llojeve të ndryshme të varësisë (për të mbushur boshllëqet emocionale). Ajo është një shenjë e cila për shkak të ndjeshmërisë së theksuar ka tendencën që për të qenë i mbrojtur vepron gjithmonë në të njëjtën mënyrë, ndaj nuk del jashtë kornizave.
Luani
Luani është mbreti i pyllit. Personat që i përkasin shenjës së Luanit kanë një ego shumë të zhvilluar dhe kanë tendencën për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Defekti i tyre kryesor është fakti se janë gjithmonë ata që duan të udhëheqin.
Virgjëresha
Personat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë të dhënë pas rendit dhe pastërtisë në çdo kuptim. Midis defekteve të tij mund të evidentojmë ngurtësinë që shfaqin. Ata kanë edhe një lloj sarkazme që jo gjithmonë pëlqehet nga të tjerët. Mania e kontrollit është një varësi e kësaj shenje.
Peshorja
Personat e kësaj shenje udhëhiqen nga Afërdita. Ata janë gjithmonë në kërkim të balancit, urrejnë diskutime e ashpra dhe adhurojnë gjithçka që është e bukur (objekte, forma arti, njerëz). Ndjenja e saj estetike, në fakt, është shumë e theksuar dhe, shpesh, mund të jetë pothuajse e bezdisshme nëse kombinohet me narcisizmin tipik të shenjës.
Akrepi
Shumë i apasionuar dhe gjitahshtu pak misterioz, personat e shenjës së Akrepit kanë si defekt xhelozinë. Ata janë të ndjeshëm, por nëse i prekni aty ku i dhemb,a ta dinë të jenë edhe hakmarrës. Akrepat janë të prirur të krijojnë varësi, e sidomos ndaj seksit.
Shigjetari
Shigjetarët karakterizohen nga karakteri pozitiv i qetë dhe i shoqërueshëm me të tjerët. Shpesh priren drejt naivitetit dhe tentojnë të bëjnë premtime që nuk mund ti mbajnë. Shenja e shigjetarit është dashnor i udhëtimit, mërzitet shumë shpejt, për këtë është shuëm e vështirë ti tërheqësh vëmendjen.
Bricjapi
Bricjapët janeë “mbretërit” e seriozitetit. Serioz, i besueshëm dhe i qetë, Bricjapi ka megjithatë disa defekte shumë të dukshme. Para së gjithash, është një shenjë e kujdesshme dhe pesimiste. Varësia nga suksesi, karriera dhe siguria ekonomike mund të çojë që ata të shihen shpesh si persona të ftohtë.
Ujori
Inovative dhe përpara në kohë, shenja e Ujorrit është e pavarur dhe e paparashikueshme. Ndër gabimet e tij, mund të evidentosh një mospëlqim të caktuar ndaj lidhjeve më “serioze” dhe zyrtare sentimentale.
Peshqit
Këta persona janë shumë romatikë, ëndërrues dhe krijues. Jo më kot shumica prej tyre janë edhe artistë. Por ata kanë një tendencë të theksuar të viktimizimit ndërsa vuajnë edhe nga mungesa e vetëbesimit. Ata janë tepër të ndjeshëm dhe vetëm një fjalë pak e vrazhdë për t’i lënduar ata për një kohë të gjatë. Ata janë gjithmonë të dashuruar pasi vuajnë nga një varësi e tillë.

Horoskopi, e premte 5 janar

Horoskopi, e enjte 4 janar

Horoskopi, e merkurë 3 janar

Horoskopi, e martë, 2 janar

Horoskopi, e hënë 1 janar

Horoskopi, e diel 31 dhjetor













Horoskopi i ushqimeve
