KreuBusull

Të jesh gjumash nuk është gjithmonë problem! Fjetja më gjatë ju ndihmon të ndiqni një dietë dhe të hani më pak sheqerna

Për vitin 2018 i keni premtuar vetes njëq mënyrë më të shëndetshme të të ushqyerit? Epo gjithçka çfarë duhet të bëni është të përpiqeni të flini më shumë. Sipas një studimi britanik, një sasi e mjaftueshme gjumi ndihmon për të zvogëluar dëshirën dhe nevojën për të konsumuar karbohidrate dhe ushqime apo pije me përmbajtje sheqeri. Epra, gjumin mund ta përdorni si një truk për tu kthyer në formë pa shumë sakrifica dhe pa ndjenja faja.

Shkencëtarët në King’s College në Londër studiuan marrëdhënien mes gjumit dhe ushqimit në 42 vullnetarë. Gjysmës prej tyre iu dhanë këshilla se si ta përmirësonin gjumin e tyre, përdorimin sa më pak i kafeinës në mbrëmje, mos të shkuarit në shtrat direkt pas ngrënjes etj, ndërsa gjysma tjetër nuk morën asnjë këshillë. Më pas u morën të dhëna mbi orët e gjumit dhe ushqimet e marra nga personat në eksperimet për 7 ditë.

Më pas shkencëtarët vunë re se 86% e vullnetarëve ndenjën më gjatë në shtrat pas këshillvae, ndërsa gjysma e tyre i shtuan orët e gjumit nga 52 deri në 90 minuta më shumë në natë, se sa nga koha përpara eksperimentit. E kjo zgjetje e gjumit u shoqërua me një reduktim të sasisë së sheqernave të marra në ushqime të përpunuara apo në pije. Ata që kishin arritur të flinin më shumë kishin ulur edhe marrjen e karbohidrateve.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF