Selfiet janë fotot që një person ja bën vetes nëpërmjet një smartphonii, apo një aparati tjetër dhe që ndahet në rrjetet sociale. Do thoni ju: pse ju themi një gjë që tashmë e dininim? Epo tani do ju themi diçka që me shumë mundësi jo vetëm që nuk e dinint, por as nuk e kishit çuar ndonjëherë ndërmend.
Anëtarët e shoqatës amerikane të psikiatërve e klasifikojnë selfien si një çrregullim mendor. Organizata i përcakton ato si dëshirë obsesive për të bërë foto të vetes dhe për ti postuar ato në mediat sociale për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëqet në intimitet.
Sipas tyre ka tre nivele çrregullimi: Bërja e selfieve të paktën tre herë në ditë, por mos postimi i tyre në median sociale, bërja e tyre të paktën tre herë në ditë dhe postimi i tyre në median sociale, dhe kronike, nevoja e pakontrollueshme e bërjes së selfieve dhe postimi i tyre në median sociale më shumë se gjashtë herë në ditë. Hë si mendoni tani? Në cilin grup bëni pjesë?