KreuBusull

Kush janë vendet që e presin të parët 2018

Ndërkohë që në shumicën e botës ndërrimi i viteve vjen në të njëjtën kohë, disa vende “hynë” më shpejtë në vitin e ri, duke i dhuruar kështu pjesës tjetër spektaklet e para me fishekzjarre, si dhe pamje të shumta nga festimet.

E mes këtyre vendeve që presin ti japin lamturirën ditës së fundit të 2017 është edhe Shqipëria, në vendet që e përshëndesin të parat 2018- tën, ndërrimi i viteve është thjeshtë çështje minutash. Ndërkohë që në vendin tonë ora do të shënoj 12:00 të drekës, në Zelandën e Re do të trokasë 2018, duke bërë që ky vend të jetë i pari që hyn në vitin e ri.

Pas Zelandës së Re ndërrimi i viteve do të pritet edhe në Australi për të vijuar pastaj në Japoni, Korenë e Veriut dhe Kinë. Në këto vende tashmë festa jo vetëm që ka filluar por është duke përfunduar.

Në Zelandën e Re pritet një spektakël i mrekullueshëm shumë ngjyrës por gjithashtu edhe Australia e cila tashmë është kthyer në një simbol të spektaklit shumngjyrësh të fishekzjarreve me Sydney pritet të mos zhgënjejë as këtë vit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF