KreuBusull

Më në fund! Apple e pranon: Po, ne po i ngadalësojmë iPhone-t e vjetër

 

Apple ka pranuar atë që shumë pronarë të iPhone kanë dyshuar prej kohësh: iPhone-t e vjetër ngadalësohen!

Gjiganti i teknologjisë lëshoi një deklaratë të rrallë shpjegimi të enjten, duke thënë se ata kanë përdorur përditësime softuerike për të përmirësuar jetgjatësinë e baterisë, por që si efekt anësorë sillnin edhe ngadalësimin e celualarit.

Analistët e teknologjisë dhe klientët e zemëruar kanë raportuar në ditët e fundit se përditësimet e sistemit operativ kanë shkaktuar një ngadalësim të dukshëm në iPhone-t e vjetër. Disa prej tyre sugjerojnë se Apple mund ta përdorte këtë si një taktikë për nxitur blerjen e telefonave të rinj.

Por sipas Apple nuk është kështu. Gjigandi i teknologjisë insiston se përditësimet janë bërë me qëllime të ndryshëm, e një ndër to është përmirësimi i jetgjatësisë së baterisë. Sipas tyre performanca e baterive të litium-jonit degradon me kalimin e kohës, gjë që ndonjëherë mund të shkaktojë mbyllje apo bllokim të papritur të telefonit për të mbrojtur komponentët e tyre.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF