KreuBusull

Manjola Nallbani reagon për herë të parë pas Festivalit/ Ç’mendon për fituesin?!

Këngëtarja Manjola Nallbani ka reaguar për herë të parë pas Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku ka falenderuar të gjithë fansat e saj për mbështjetjen që i kanë dhënë gjatë konkurimit të saj në këtë festival.

Gjithashtu Nallbani nuk ka harruar të falenderojë edhe Elgit Dodën i cili ka realizuar muzikën e këngës së saj, Rozana Radin për  teksitn e këngës si dhe Eneda At’Nikollën për reaizimin e veshjes. Por përveç falenderimeve Majola Nallbani shprehet e zhgënjyer për sa i përket fituesit të Festivalit të Këngës në RTSH.

“Nuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është këngëtar shumë i mirë e kënga ishte e bukur po një gjë nuk kuptova: Po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht edhe kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjiar që do të ishte fitues që para 20 ditësh si për fitues aktual”, shkruan këngëtarea në një status në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i këngëtares

Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit është të falënderoj me gjithë pubikun, që më dha aq dashuri  dhe mbështetje, duke qenë e vetmja këngë që u kthye në të 2 netët e konkurimit. Një kënaqësi bashkëpunimi me Elgit Doda që krijoi muzikën dhe Rozana Radin për ato vargje aq të bukura që i këndova e i ndjeva në çdo gërmë!

Talent si gjithmonë Enada At’Nikolla në realizimin e veshjes. Falënderoj me shpirt secilin nga ju miqtë e mi për vlerësimin, mbështetjen dhe urimet që ë keni bërë kudo dhe pse pjesa më e madhe e mbështetësve të mi, nuk janë moshë dhe kategori që të kalojnë  ditën duke bërë like e komente në rrjetet sociale!

Fundja ky është qëllimi i gjithë karrierës sime, që t’ju jap emocione të bukura përmes zërit dhe shpirtit timNuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është këngëtar shumë i mirë e kënga ishte e bukur po një gjë nuk kuptova: Po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht edhe kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjiar që do të ishte fitues që para 20 ditësh si për fitues aktual, megjithëse këngë fituese apo jo, kuptohet vetëm në momentin kur këngëtari këndon live në skenë.

Këtë shqetësim e kam ndarë me këdo që kam folur e takuar shumë ditë para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar ndërsa as këtë vit nuk pata asnjë suprizë kur u tha çmimi i parë, siç ndodhte dikur. Megjitahtë reagimi dhe dashuria juaj janë arsyeja e vetme që më bënë të mos pendohem deri në fund që iu riktheva festivalit! Sa për jurinë, unë akoma sot nuk di e sata u rendita në këtë festival! Kaq e kisha detyrim për veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi të lumtur bashkë me njerëzit tuaj të dashur.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF