Është e para firmë shqiptare, që vulosi suksesin në prodhimin e çantave. Jawii Bags, një emër konkurrent tashmë në tregun ndërkombëtar, ka mbërritur edhe në Tiranë, në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet. Data 19 e këtij muaji mblodhi disa personazhe të njohur në inagurimin e këtij aktiviteti, pas së cilit fshihet një djalë mjaft interesant dhe i talentuar, zanati i së cilit nuk ka ardhur krejt papritur.
Xhavid Novolani ka zbuluar në një intervistë ekskluzive të pak kohëve më parë për revistën BORDO, se përpos kryerjes së studimeve në Fakultetin e Modës në Prishtinë, ai është rritur në një familje lëkurëpunuesish. Pasioni për çantat në veçanti ka nisur për Novolanin në moshë fare të re, ndërsa tani ka realizuar një nga planet më të dashura për të, pikërisht çeljen e një aktiviteti në Tiranë. Me rreth 230 dizajne të prodhuara, vetëm disa prej tyre janë ofruar si pjesë e tregut.
Megjithatë, e marta që sapo lamë pas ka ofruar mundësinë për shumë nga admiruesit e modës dhe jo vetëm, që të shijojnë nga afër krijimet unike të Novolanit. Bordo ju sjell disa nga momentet e shkëputura nga eventi, për t’ju treguar disa nga çastet më interesante të një prej organizimeve më të fundit në kryeqytet.
Odeta Banushaj
Xhavid Novolani
Odeta Banushaj
Krijimet Jiwii Bags
Xhavid Novolani dhe Armand Peza
Momente nga eventi
Rovena Dilo
Xhavid Nobolani, Vjollca Hoxha dhe Sava Bardhi
Olti Curri
Momente nga eventi
Jonida Alickolli dhe Sava Bardhi
Xhavid Novolani, Sonila Meco dhe Drini Jasa



















