Nuk kemi shumë ditë që shpëtuam nga çadra që na shoqëronte kudo, e shiu na la të “marrim” pak frymë. Por me sa duket kaq ishin ditët e bukura. Sipas meteorologëve ditët me shi do të rikthehen sërish, duke filluar nga dita e sotme, 26 dhjetori.
Reshjet me sa duket na lanë të shijonim Krishtlindjet rehatë, por nuk do të jetë njësoj për ditën e ndërrmit të viteve. Shirat do të jenë të pranishëm në territorin tonë edhe për ditët në vazhdim, ndonëse me intensitet të dobët.
Ndërsa në zonat e larta malore do të shoqërohen edhe me reshje dëborë. Bëni ç’bëni nxirini edhe nëjherë çadrat, dhe mos harroni që në dimër duhet ti përdorni si aksesor, pra gjithmonë me vete!