KreuBusull

2018 në Kinë, gjeli Trump zëvendësohet nga qeni Trump

Teksa të gjithë presim vitin 2018, në Kinë po pritet edhe nisja e vitit të qenit, pasi kështu është për ta ky vit. E sigurisht figura e tij nuk mund ti mungojë zbukurimeve të bëra për festat.

Një qendër tregtare në qytetin Taiyuan në provincën Shangxi, jo vetëm që ka vendosur statujën e qenit, por ka vendosur një qen të ngjashëm me Presidentine SHBA, Donald Trump. Sikurse shihet ajo është e ngjashme Trump. Ky nuk është aspak një ofendim, tërësisht e kundërta. Simboli i vitit të kaluar ishte gjeli në Kinë, ndërsa u frymëzua gjithashtu nga figura e Trump.

Nëse do të shihni me kujdes, statujës së qenit nuk i mungojnë karakteristikat dalluese e identifikuese të Trump. Aji ka flokët e artë, kollarën e kuqe, ndonëse më të shkurtër se ajo e Presidnetit dhe gishtin e ngritur lart, që simbolizon “Amerika është e para”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF