Mbrëmja e ndërrimit të viteve është një mbrëmje shumë e këndshme, ku të gjithë festojnë me familjen e tyre por edhe me miq. E si pasojë së nevojës që të gjithë kemi për ta planifikuar këtë mbrëmje sa më mirë, jemi të interesuar të dim se si do të jetë moti gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme.
Sipas sinoptikanëve dita e sotme do të shoqërohet me në ditë të kthejllët, gjithashtu edhe mbrëmja, ku do t’ju lejojë të gjithëve të kenë mundësi të ndjekin spektaklin e fishekzjarreve plot ngjyra si dhe superhënën që pritet të shfaqet gjatë mbrëmjes së sotme.
Edhe pse mëngjesi filloi me temperatura të ulta, gjatë mesditës këto temperatura do të shënojnë një rritje 1-2 gradë celsius. Sipnotikanët shprehen të sigurtë se rreshje dëbore nuk do të ketë pothuajse në të gjithë vendin.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ju kujtojmë t’i kushtoni disa minuta dhe hënës, e cila këtë mbrëmje do të ofrojë një spektakël të mrekullueshëm, pasi për shkak të afërsisë që do të ketë me Tokën do të shfaqet 7% më e madhe se zakonisht.