KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 8 shkurt 2018

DASHI
Nuk është momenti i duhur për t’i nxituar punët. Një lidhje sfiduese mes diellit dhe Platonit ju paralajmëron se ndjenja e nxitimit nuk ka lidhje me realitetin. Gjithçka është manipulim i disa personave që kërkojnë dështimin tuaj.

DEMI
Nëse e ndjeni se dikush po ju pengon për të treguar më të mirën nga vetja, atëherë është koha të bëni diçka për këtë. Mos gaboni. Nëse nuk dëshironi që gjithçka t’ju vijë si shuplakë në fytyrë, atëherë ruani qetësinë dhe merrni kohën tuaj.

BINJAKËT
Nuk ka kuptim ta shtyni veten drejt arritjeve për të cilat nuk keni shumë entuziazëm. Më e rëndësishmja sot është të kujdeseni për shëndetin tuaj. Të djegësh qiriun në të dyja skajet për përfitime të vogla është një punë me rrezik.

GAFORRJA
Nuk do t’ju mungojë energjia sot, por ekziston rreziku që të shkonj shumë larg ose të bëni më shumë seç duhet. Bëni kujdes me partneritetet në këtë drejtim. Nëse diçka që po e punoni me të tjerët po ju kushton shtrenjtë, është koha ta rimendoni.

LUANI
Do të keni një ngritje të dukshme, por bëni kujdes të mos e jepni veten nga entuziazmi. Qendroni të qetë dhe përzgjidhni fjalët, në mënyrë që të mos i shtoni benzinë zjarrit. E vetmja mënyrë për të rikthyer paqen në shtëpi është të ndaloni ofendimet.

VIRGJËRESHA
Jeni gati për t’u argëtuar, por fillimisht duhet të siguroheni që keni përfunduar çdo gjë nga e cila prisnit nga vetja. Nëse keni lënë një punë përgjysmë, nuk do të mund të shijoni asnjë plan që keni bërë, sepse do t’ju mbetet mendja aty.

PESHORJA
Sa më shpejt të filloni të besoni tek imperfeksioni, aq më mirë do të jetë për ju. Është tjetër gjë të kesh standarte, e tjetër të bini pre e tyre. Tregohuni të sjellshëm me veten dhe të tjerët ditën e sotshme.

AKREPI
Lidhja mes Platonit dhe Diellit do t’ju rrisë energjinë dhe do t’ju ndihmojë të realizoni planet tuaja. Por kjo do t’ju kujtojë gjithashtu se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është të merrni përkrah njerëzit që suportojnë arritjet dhe idetë tuaja. Nuk mund t’ia dilni i vetëm në gjithçka.

SHIGJETARI
Nëse i detyroheni diçka dikujt, është momenti ta paguani. Ky është momenti për të ribalancuar çdo nivel të mundshëm ose përndryshe gjithçka do të ndikojë në reputacionin tuaj. Mos rrezikoni të humbisni dikë që e konsideroni mik të afirmuar.

BRICJAPI
Bëni atë çka kërkon një njeri me pozitë, edhe pse kjo kërkesë për ju do të tingëllojë si çast lirie. Planetet parashikojnë se nëse tregoni vullnet për të mbaruar disa punë sot, më vonë nuk do të merrni vëmendje negative nga ato që nuk keni përfunduar.

UJORI
Çfarë është e rëndësishme sot është fakti se jeni të qartë për atë që do të arrini. Dielli i pozicionuar në shenjën tuaj nuk e vë në dyshim vetëbesimin që keni, por gjithsesi duhet t’i fokusoni energjitë në drejtime që sjellin përfitime shumë të mëdha.

PESHQIT
Jeni besnikë të monotonisë apo të gatshëm për eksperienca të reja? Jeni ju të vetmit që mund të vendosni, por nga ana tjetër e kuptoni thellë brenda vetes, se është koha për të qenë pak më aventurierë. Nuk dëshironi të shihni pas në kohë dhe ta kuptoni se duhet të ishit treguar më të guximshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF