KreuBusull

Rasti i parë në histori! Një trans arrin të ushqejë foshnjën me gji falë terapisë hormonale

Me një terapi të veçantë të hormoneve për disa vite me radhë, një trans ka arritur të ushqejë fëmijën me gji. Kjo është hera e parë që arrihet diçka e tillë, ndërsa lajmi u bë i ditur nga revista “Transgender Health”.

Pacienti, një 30-vjerçar u paraqit në Qendrën për Mjekësi dhe Kirugji Transgjinore në New York duke deklaruar se nëna e fëmijës, e njëkohësisht partnerja e tij, nuk dëshironte ta ushqente foshnjën me gji. Pacienti kishte filluar që në vitin 2011 një terapi hormonale, ndërsa ka përdorur gati të njëjtat hormone që përdoren edhe nga gratë për të stimuluar prodhimin e qumështit.

Regjimi hormonal, së bashku me stimulimin me pompën e gjirit, bënë të mundur që 30-vjeçari të prodhonte një sasi të mjaftueshme qumështi për ta ushqyer foshnjën për gjashtë muajt e parë të jetës dhe rritja e tij ka qenë e rregullt.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF