Shqiptarja e vetme e cila ka qene në Kongresin Amerikan, gjatë kohës që presidenti Trump ka mbajtur fjalimin e tij, ka habitur me një detaj në paraqitjen e saj.
Ish- këshilltarja e një kantioni në Shtetin e New York-ut në SHBA, Lisa Milicaj, e cila është me origjinë shqiptare, ka qenë e pranishme gjatë fjalimit të presidentit Trump në Konkres më 30 janar të 2018.
Milicaj gjatë fjalimit të Trump ka vendosur në kokë plisin e bardhë të Kosovës, si dhe ka bërë me duar simbolin e Shqiponjës.
“Isha me fat që mora pjesë në State of Union. Presidenti Trump dha një fjalim të mrekullueshëm. Zoti bekoftë presidentin Trump dhe zoti bekoftë Amerikën. Ai vërtet është duke e bërë Amerikën të madhe sërish. Me plis në Uashingoton”, ka shkruar shqiptarja me origjinë nga kosova në një postim në rrjetet sociale.



















