KreuBusull

Ora e apokalipsit,  Doomsday 2 minuta larg nga “mesnata”

Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj. Ora, e cila supozohej të parashikonte një apokalips edhe një  herë ka qenë shumë afër mesnatës, gjë e cila ddo të thotë shkatërrim.

Edhe një tjetër herë ora e Doomsday ka qeve vetëm 2 minuta larg mesnatës dhe kjo herë përkon me viitin 1953, kohë kur Amerika prodhoi bombën me hodrogjen. Shkencëtarët shprehen se rreziku është i njëjtë me atë të vitit 1953 edhe këtë herë, duke parë zhvendosjen e akrepave të orës.

Në 2015 ora u vendos në dy minuta e 30 sekonda nga mesnata, por me presidencën e Donald Trump, tensionet me Korenë e Veriut, ndryshimet klimaterike dhe rritja e kërcënimit në botë, përfshi dhe terrorizmin, shkencëtarët e Bulletin of the Atomic Scientists thonë se ora shkoi 2 minuta nga mesnata.

Ora u krijua në vitin 1947 dhe më poshtë po sjellm disa raste kur kjo orë ka qenë shumë afër orës 00:00 e cila do të shënonte edhe apokalipsin.

1947– u vendos ora me 7 minuta nga mesnata

1949– 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore

1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.

1960– 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.

1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.

1968– 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.

1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF