KreuBusull

Pushimet e bardha të VIP-ave shqiptarë, cili prej tyre ka bërë foton më të bukur në borë?

Dëborë, miq të mirë, një çaj i ngrohtë dhe pak zjarr.

Këto janë fjalët e duhura që mund të përshkruajnë pushimet perfekte dimërore. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit dimri tek ne ka ardhur paksa me vonesë. Nuk ka qenë shumë ftohtë, duke mos e justifikuar aspak faktin që jemi në janar, e megjithatë temperaturat do bien ndjeshëm dhe pritet të bora të zbardhë Shqipërinë në ditët ë vijim.

Nëse ne po e presim me padurim, disa VIP-a shqiptarë nuk kanë pritur borën, por kanë shkuar ata tek bora.

Më poshtë do t’ju sjellim një listë të VIP-ave shqiptarë për të cilët, dimri ka “mbërritur” më herë për ta.

Ami dhe ErmaliKëto pushime janë më të veçanta për çiftin, pasi bashkë me to është dhe bebi i vogël që pritet të vijë në jetë së shpejti. Nëse Ermali dhe Joeli i vogël e kanë shijuar në maksimum, Ami ka qenë më tepër në rolin e spektatores, pasi ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë. Megjithatë, ajo dukej në formën e saj më të mirë… pushimet e kanë kryer misionin e tyre.

Bes KallakuBesi nuk ka shkuar shumë larg. Ai ka qenë i pranishëm në Korçë kur ka rënë dhe bora e parë për këtë vit. Sigurisht ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tj, Xhensila. Ndërkohë që kjo e fundit po bënte foto për ta postuar më pas në rrjetet sociale, edhe Besi e ka shfrytëzuar këtë moment dhe ka shprepur një selfie me flokët e borës që ishin lehtësisht të dallueshme.

Era Rusi

Nuk e dimë se ku ka qenë apo me kë ka qenë, por edhe këngëtarja Era Rusi nuk i ka rezistuar dëborës dhe patjetër është ndalur që të shkrepë një foto. Më i bukur ishte përshkrimi që kishte vendosur bashkangjitur fotos: Është shumë ftohtë jashtë për engjëjt, për të fluturuar. Epo, ka shumë të drejtë.

Viola SpiroMund ta cilësojmë pa asnjë dyshim si ‘mbretëresha e dëborës’. Edhe Viola, ashtu sikurse edhe Besi, nuk është larguar nga Shqipëria. Ajo është rikthyer në qytetin e saj të lindjes, në Korçë për të shijuar dëborën që tashmë kishte zbardhur vendin.

Klea dhe ElgitiKjo është nga ato fotot që çdo çift do të dëshironte që ta kishte në albumin e tyre. Klea dhe Elgiti, janë të “kursyer” kur vjen puna për të postuar foto së bashku, por kur postojnë sigurohen që ajo të jetë me të vërtetë shumë e bukur, si kjo e fundit.

Nora Istrefi

Gjatë këtyre pushimeve, Nora na tregoi se përveç se është një këngëtare shumë e mirë, një femër shumë seksi, di të bëjë shumë mirë edhe ski. Pas një viti të mbushur me koncerte brenda dhe jashtë vendit, Nora gjeti pak kohë që të shijojë pushimet me familjen e saj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF