Ky vit shënon një shekull që nga koha e gripit më vdekjeprurës në histori. Ishin vitet 1918 dhe 1920, ku gripi vrau rreth 100 milion njerëz, që në atë kohë përbënin 5% të banorëve të planetit.
Viruset mutantë: çfarë ndodh në këto raste? Virusi i gripit ndryshon çdo vit dhe mutacionet që pëson ai nuk njihen nga anit-trupat tanë. Pikërisht për këtë arsye gripi është sëmundja që na prek më së shumti gjatë jetës sonë. Por gjithmonë ndodh që mutacionet me të cilin vjen virusi të jenë shumë të rëndësishme, apo mund të krijohet një virus i ri hibrid nga dy lloje të ndryshme që kanë infektuar të njëjtin person. Në këtë rast sistemi i munitar i personit është i papërgatitur. Indfeksionet përhapen shumë shpejt dhe ndodh që nga ky grip të humbin jetën edhe persona të rinj dhe të shëndetshëm. Ata që mbijetojnë fitojnë imunitet dhe ai kthehet në një grip të zakonshëm sezonal.
Viti 1510 është dokumentuar si i pari vit në të cilin u përhap pandemia e gripit. Në të gjithë Evropën kishte raste të shumta të njerëzve me ethe kollë e dhimbje në gjoks. Nuk dihet ende se cili ishte virusi që shkaktoi pandemin, apo numri i saktë i vdekjeve, por dihet që u trajtua si një sëmundje shumë e rëndë ngjitëse për kohën.
Pandemia e parë globale daton në vitin 1889-90 dhe u përhap falë mjeteve moderne të transportit publik: trena, anije. Rastet e para ndodhën në Rusi, në Shën Petersburg, ndërsa pas më pak se dy muajsh mbërriti edhe në SHBA. Në këtë kohë 1 milion njerëz humbën jetën për shkak të gripit. Ai mendohet se u shkatua nga virusi H3N8.
Në vitin 1957-58, 40 vite pas gripit spanjoll, ishte radha e gripit aziatik. Në këtë rast virusi mendohej se ishte H2N2 i kombinuar me atë të gripit që ra në Spanjë dhe me një tjetër virus të gripit të shpendëve. Më shumë se një milion persona humbën jetë.
Dhjetë vite më vonë, në vitin 1968-69, gripi goditi Kinën. Rastet e para ndodhën në disa fshatra, por duke marrë parasyshë regjimin e vendit, lajmi u përhap pasi virusi arriti në Hong Kong. Edhe në këtë rast fillimisht u përhap një grip normal, por që u kombinua me një virus të gripit të pulave. Virusi ishte H3N2, i cili është ende në qarkullim dhe ka goditur disa vende të Evropës në këtë sezon.
I quajtur gripi i kuq u shfaq në Rusi në nëntor të vitit 1977. Ai ishte një virus i tipt H1N1. Mendohet se virusi ka dalë nga një laborrator ku po zhvilloheshin eksperimente laboratorike për një vaksinë.
2009 ishte viti i gripit të derrit, i shkaktuar nga një virus i nëntipit H1N1. U shfaq për herë të parë në Meksikë, por tani qarkullon rregullisht midis viruseve normale të gripit, aq shumë saqë është përfshirë edhe në vaksinën e këtij viti. Nga ky grip në vitin 2009 ishin 300-400 mijë persona.



















