Në Arabinë Saudite në pasarela nuk dalin vetëm miset, por edhe devetë. Por gjithsesi duket se edhe këto “bukuri lokale”nuk janë imune ndaj tundimeve për të përdorur “ndihmës” për të përmirësuar pamjen e tyre pak a shumë seksi. E për këtë 12 kafshë janë përjashtuar në konkursin e këtij viti pasi u zbulua se kishin përdorur botox.
Festivali zhvillohet në Riyad dhe në pasarelë pranohen vetëm devetë që janë “natyrale” të cilat përzgjidhen nga një juri në mes të shkretëtirës. Lejohet ndonjë ndryshim ngjyre, por edhe kjo sipas rregullave. Ato nuk mund të konkurrojnë me ilaçe të injektuara në buzë, të rruara apo të ngjyrosura në disa pjesë të trupit të tyre, apo me çfardo ndërhyrje tjetër që modifikon karakteristikat e tyre natyrale.
Festivali i këtij viti ka arritur një numër edhe më të lartë audience duke e çuar kështu në 300 mijë. Fituesi do të marrë një çmim shumë të kënaqshëm, 213 milion rijal (monedha saudite), që bëjnë mbi 45 mijë euro, një tundim i madh për shumë pronarë devesh.



















