KreuBusull

Ikonat e zemrës në rrjetet sociale, e dini se çfarë nënkupton secila ngjyrë?

Tashmë, duket sikur gjithçka funskionon në bazë të botës virtuale. Duket disi e çuditshme, por realiteti tashmë është më larg të përditshmes. Emocionet janë thjeshtuar në përdorimin e ikonave shumëngjyrëshe, që i bashkangjiten tastierës së telefonit.

Të gjithë kemi përdorur zemrat për t’i shprehur dashurinë miqve, familjarëve apo partnerit të jetës, ndërsa kemi zgjedhur mes blusë, të verdhës, të kuqes etj. Por, a e dini se çfarë nënkupton secila prej tyre?

Zemra blu

Fillimisht dhe kryesisht është ideuar për të shprehur suportin dhe ndërgjegjësimin ndaj autizmit. Më pas, lidhjet mes kësaj ikone janë krijuar dhe me tifozërinë ndaj sporteve të ujit, ashtu sikurse një pakicë e identifikojnë me preferencat lidhur me seksin sadomazokist. Hmmm, interesante!

Zemra jeshile

Gjen më shumë përdorim për të uruar ditën e St. Patrikut. Nga ana tjetër, vegjetarianët e kanë si simbolin personal për të shprehur dashurinë mes njëri-tjetrit, por dhe ndaj të tjerëve.

Zemra lejla

Është ngjyra më e shndrritshme dhe zakonisht përdoret nga fashionistet, si sinonime të omenteve ‘rrezatues’ ose ‘e parezistueshme’. Përkthehet më shumë në gjuhën e modës.

Zemra rozë me xixa

I përdorin më shumë ata të cilit kanë shumë ndjekës, dhe ia shprehin dashurinë njësoj të gjithëvë.

Zemra e trefishtë

Është ikona që suporton pamjen e jashtme të femrave, dhe gjen më tepër përdorim në vend të fjalëve ‘plot forma’ dhe ‘seksi’.

Zemra mbi zarf

Përdorur kryesisht kur dikush ka arritur diçka në një biznes të caktuar, sidomos nëse ky i fundit lidhet me ndonjë aplikacion në veçanti. Eh, më larg asaj që mendonim: pra, nuk përdoret në vend të letrave të dashurisë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF