E dimë të gjithë se krijimi i një marrëdhënie të ekuilibruar është çelësi i të qenurit i lumtur në çift, por dimë gjithashtu edhe se sa e vështirë është që të arrihet kjo. E një ndër gjërat që na vret më shumë është egoizmi i partnerit apo partneres. Sigurisht mund të përpiqemi ta ndryshojmë këtë gjë, por fillimisht duhet të kuptojmë nëse jemi apo jo në një marrëdhënie egoiste. E për këtë po ju japim tre shenjat që e tregojnë atë.
Partneri apo partnerja juaj ju fajëson gjithmonë ju dhe mendon se jeni i/e pa vlerë.
Në jetë kemi nevojë për shumë gjëra, e një ndër to është mbështetja dhe kurajo dhe asnjë nuk të motivon më shumë se sa kur këto i merrni nga njeriu i zemrës. Mirëpo një person egoist nuk do ti marri aspak parasysh nevojat tuaja. Për ata fokusi është gjithmonë vetja dh arritjet e tyre, ndërsa partnerin e konsiderojnë vetëm si një shtojcë të tyre. prandaj kini kujdes sepse një marrëdhënie e njëanshme nuk mund të funksionojë.
Partneri juaj është konkurrues dhe xheloz
Nëse partneri apo partnerja juaj konkurron me ju dhe përpiqet ta tregojë veten gjithmonë më lart, do të thotë se ju keni diçka që atij i mungon e që do të donte ta kishte. Mirëpo në një marrëdhënie të shëndetshme ne duhet të ndjehemi krenarë për njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të nxjerrim anën më të mirë të partnerit apo partneres.
Partneri apo partnerja juaj nuk kërkon falje
Të pranosh gabimin dhe për më tepër të kërkosh falje, është një veprim që tregon fisnikëri. E nëse partneri juaj nuk i bën këto, atëhere me shumë mundësi ai vuan nga një çrregullim i quajtur narcisoid. Një person me një çrregullim të tillë nuk njeh vlera morale, për të ju nuk jeni aq të rëndësishëm sa ti tregoni se ku ka gabuar. Nëse partnerit apo partneres suaj nuk i vjen keq për asnjë gjë, atëhere e sigurt se keni në krah një person egoist.



















