KreuBusull

Bregu kandidate për postin e rëndësishëm, jep detaje mbi atë çka pritet të shohim së shpejti!

Orët e fundit qarkulloi lajmi se Majlinda Bregu ka aplikuar për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Disa prej portaleve shtuan se ishte Kryeministri ai që ia kishte ofruar Bregut një mundësi të tillë, ndërsa kjo e fundit nuk ka pritur më gjatë për të shpjeguar me detaje atë çka ka ndodhur realisht.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-deputetja e PD ka sqaruar se ka aplikuar realisht për pozicionin e lartpërmendur, që ndër të tjera do të jetë i pari i këtij niveli që i jepet një shqiptari, në rast fitoreje. Më pas, shkrimi ka vijuar me shpjegimin se oferta nuk mund të vijë nga qeveria shqiptare, për aq kohë sa pozicioni nuk varet nga ajo.

Bregu ka zbuluar se proçesi i përzgjedhjes së fituesit kalon nëpërmjet një proçesi tejet të gjatë, ashtu sikurse nuk i kushton asnjë para shtesë taksapaguesve shqiptarë. Duke shpresuar për arritjen e qëllimit, Bregu ka theksuar se fitorja do të ishte një nder për të dhe për shqiptarët. Më poshtë do të gjeni statusin e plotë:

“Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij  niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.”

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF