Janë takimet e para ato që emocionojnë, ashtu sikurse duket sikur gjithçka është në kulm kur je në një lidhje pasionante. Seksi është një marrëdhënie shumë delikate dhe e rëndësishme në çift, ashtu sikurse përcakton në një mënyrë apo një tjetër jetëgjatësinë e romancës tuaj. Por, çfarë ndodh pas martesës?
Jo domosdoshmërisht gjithçka mbetet si më parë. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se ‘zjarri’ mes jush ka mbaruar. Madje, kjo mund të tregojë se jeni shumë herë më komfort dhe me më shumë besueshmëri mes njëri-tjetrit. Kështu, shumë ‘angazhime’ të tepërta shmangen, e pse jo, rivijnë në formë surprizash për partnerin në ditë e data të veçanta.
Ja nëntë gjërat që i bëjmë ndryshe në shtrat pas martesës:
1. Nuk ju intereson nëse nuk kaloni seksin më të mirë të jetës në netë të caktuara.
2. Seksi oral nuk bëhet me detyrim, as me turne.
3. Gjatë javës mund ta bëni çdo ditë, ose vetëm dy apo tre herë.
4. Nuk keni më turp t’i tregoni partnerit të gjitha fantazitë e shfrenuara.
5. Nuk e merrni me nxitim, por prisni që çdo gjë të vijë krejt natyrshëm.
6. Mund ta kaloni pjesën e nxehjes, e të kaloni direkt në akt.
7. Nuditeti nuk është më problem.
8. Përqafimet nuk ndodhin domosdoshmërisht pas çdo akti.
9. Nuk kërkoni më të mirën, por prisni që ajo të vijë në ndonjë nga netët që as nuk e prisni.



















