Këtë javë, Konferenca Ndërkombëtare “Toka është e sheshtë” u mblodh në Karolinën e Veriut. Kjo konferencë mblodhi një numër të konsiderueshëm shkencëtarësh të cilët besojnë se planeti ynë, Toka nuk është e rrumbullakët sikurse besohet, por e sheshtë dhe janë akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.
Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ka gjithnjë e më shumë njerëz që e besojnë këtë teori. E nëse doni prova mjafton të shkruani në Youtube “Flat Earth” dhe do të habiteni nga ajo që do të gjeni. Sipas këtyre personave, misionet hapsinore të NASA-s janë të rreme dhe teoria që Toka është e rrumbullakët është një përrallë.
Një prej drejtuesve të kësaj teorie, Rob Skiba tha se shkenca e bën të gjithë këtë vetëm për të fshehur Zotin. “NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, ka thënë ai.



















