Fotot: Fani Aliko
Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës, ka realizuar një nga planet e saj afatgjata, që mesa duket e ka menduar prej kohësh. Një biznes kushtuar vetëm fustaneve të nuserisë dhe të mbrëmjeve, nën emrin e Andrrës. Është marka më e re kushtuar këtyre veshjeve specifike në kryeqytet, ndërsa mbrëmja e djeshme ka shënuar edhe promovimin e “Andrra Couture”, nëpërmjet një eventi që mblodhi miq të njohur e të panjohur të çiftit Andrra dhe Sinani.
Disa nga personazhet më në zë të momentit i janë bashkuar çeljes së biznesit të ri, ndërsa është theksuar fakti se ndryshe nga të tjerë emra përfaqësues të fustaneve të nuseve apo të mbrëmjeve, “Andrra Couture” do të sjellë prodhime personale, dizenjuar enkas për klientet që do të përzgjedhin këtë emër për ditën e tyre të madhe ose një mbrëmje të veçantë. Të njohur nga Shqipëria e Kosova nuk kishin lënë pas dore ftesën e ardhur për inagurimin e “Andrra Couture”.
Lokalizuar në një zonë mjaft të frekuentuar të kryeqytetit, pikërisht pranë urës së drejtorisë së policisë në Tirana, duket se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do ta dëgjojmë emrin e kësaj marke të re të fustaneve. Bordo.al ju mundëson disa foto ekskluzive nga brendësia e eventit, për të parë më shumë se ç’ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sabri Fejzullahu me bashkeshorten dhe Andrra Destani me Sinan Hoxhen
Cifti Andrra & Sinan me miq
Olti Curri, Andrra Destani, Sinan Hoxha
Sabri Fejzullahu
Cifti Andrra & Sinan me miq
Andrra Destani dhe Sinan Hoxha
Xhavit Novolani, Andrra Destani, Sava Bardhi dhe Sinan Hoxha
Andrra, Xhensila Myrtezaj, Sinan Hoxha
Elvis Pupa
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani
Rezarta Shkurta, Andrra dhe Sinan Hoxha
Andrra, Sinan Hoxha dhe miq
Andrra, Irma Libohova dhe Sinan Hoxha
Andrra dhe Sinani me miq
Ervin Kurti, Andrra, Sinan Hoxha
Andrra dhe Sinani me miq
Rezarta Shkurta dhe Olti Curri
Rozana Radi
Rati
Olti Curri
Soni Malaj
Labinot Gashi



















