KreuBusull

Tashmë edhe kokëkuqet kanë emojin e tyre

Smartphone-ve i shtohen emojit më të kërkuar. Tani mësohet se 12 versione të emoji-it për kokëkuqët janë gati.Pas punës intensive gati 1-vjeçare, ky simbol është gati ashtu siç u njoftua. Përpos këtij lajmi, kompania e cila merret me këtë, “The Unicode Consortium” zbuloi se përgjatë gjithë vitit do të ketë rreth 157-simbole të reja që do t’u shtohen smartphone-ve.

Emoji i kokëkuqëve, ka qenë më shumë se i kërkuar për një kohë të gjatë, aq sa rreth 22.000 njerëz morën pjesë në peticionin e quajtur : “Kokëkuqët duhet të kenë gjithashtu simbolin e tyre!”

Dhe ky, me shumë gjasa do të jetë super lajm për vajzat dhe djemtë kuqalashë, të cilët e kanë pritur me padurim simbolin unik i cili i identifikon më së miri.

Ky lloj emoji do të vijë në versione të ndryshme:një ikonë gruaje dhe burri me flokë kaçurrela, shoqëruar me simbole të reja.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF