Ka kaluar një vit që kur shkencëtarët krijuan embrionin hibrid mes derrit e njeriut, ndërsa ì në laborator u rrit një qenie hibride mes deles dhe njeriut. Pas dy vitesh përgatitje, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thanë se 1 në 10 mijë qeliza të embrionit janë njerëzore, ndërsa pjesa tjetër janë të deles. Embrioni u shkatërrua pas 28 ditësh, por rezultati, thonë shkencëtarët, është fantastik.
“Është një hap gjigant përpara për të mundësuar rritjen e organeve njerëzore tek kafshët dhe më pas përdorimin e tyre për transplant tek njeriu”, thonë ata.
Kjo metodë, sipas Universitetit të Kalifornisë, eleminon dy rreziqet kryesore që hasen deri më tani. Së pari, është refuzimi i organizimit të njeriut ndaj organit të transplantuar të marrë nga një kafshë dhe së dyti, mundësia që njeriu të infektohet me viruse të forta që bartin kafshët.



















