KreuBordo Men

Rrëfehet kampioni i boksit: Dikur nuk  kisha lekë të bleja as dorezat e boksit

Sot ai mban titullin kampion, por në fillimet e tij nuk ka qenë aspak e lehtë për boksierin Ismail Keta të ndiqte pasionin e tij. Boksieri ka qenë në emsionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku ka suprizuar një djalosh i cili ka ëndërr të bëhet boksier.

Por Keta gjithashtu ka rrëfyer edhe momentet e tij të vështira në jetë, ku i është dashur të bëjë edhe tre punë, por pas 18 vitesh, vetëm falë këmbënguljes së tij dhe pasionit që kishte për boksin arriti të kishte sukses.

“Të jesh i varfër nuk është turp. Nga përvoja ime të them se me punë e sakrifica arrihet çdo gjë. Unë vij nga një familje e varfër dhe kur boksi u bë ëndrra ime e madhe, as doreza boksi nuk kam patur. Ato i bëra me leshin dhisë që kishim. Kur shkova në Gjermani, kisha fizikun dhe guximin e Rokut, por së pari më duhej të paguaja lekët që kisha marrë borxh. Lava pjata e bëra lloj-lloj punësh, por kurrë s’iu ndava pasionit tim.

Sedra ime, familja ishin prioritetet kryesore. Bëja gjithmonë 3 punë që të ndihmoja familjen. S’kishte kush më gatuante, haja konserva misri dhe shkoja në stërvitje. Pas 18 vitesh mua falë edhe Zotit arrita të marr vlerësimin për punën time”, tregoi Ismaili.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF