…përjashtim, protestë, dhunë, dhimbje, mobilizim, pamundësi, solidarizim, ëndërr, dëshirë, vullnet, mision, qëllim…janë këto fjalët, ndenjat që të krijohen dhe përkufizojnë më së miri ekspozitën e mbajtur pasditen e djeshme në Muzeun Historik në Tiranë nga Eliza Hoxha. E titulluar “Midis ëndrrës dhe realitetit”, qëllimi i saj ka qenë të rikthejë në vëmendje përpjekjet që ka bërë populli i Kosovës për të realizuar ëndrrën e madhe, të jetë i pavarur, përpjekje të cilat sipas saj gjenerata e re duhet t’i mësojë, e ndërsa gjenerata e vjetër nuk duhet t’i harrojë.
“Kur kam filluar t’i sitemoj këto filma kam filluar të mendojë se kemi harruar sa shumë kemi jemi përpjekur dhe se sa shumë jemi mobilizuar për ëndrrën e madhe, Kosova shtet. Mirë për t’i rikthyer, për gjeneratat tona, por edhe për gjeneratat e reja që fare nuk e dinë që Kosova nuk është shtet vetëm prej 2008 kur u shpall zyrtarisht, por ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe ka pas përpjekje të njerëzve të ndryshëm, të karaktereve të ndryshme që në forma të ndryshme kanë kontribuar”, u shpreh ajo për Revistën BORDO.
Kjo ekspozitë është çelur për herë të parë në Kosovë, në një prej kafeneve, e cila ka qenë një prej artiereve kryesore të asaj kohe, “Hani i 2 Robertëve” dhe më pas ftesa i ka ardhur nga ambasadori Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini për ta prezantuar edhe përpara publikur kryeqytetas. Si për koiçidencë, një rastësi shumë e bukur është se kjo ekspozitë vjen në një vit shumë të rëndësishëm për shqiptarët, 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe vitin e Skëndërbeut.
“Jo e gjitha ka qenë rastësisht. Unë i mblodha dhe bëra një galeri në një prej kafeneve që ka qenë një prej artiereve kryesore të ’90 “Hani i 2 Robertëve”. Pas asaj ambasadori i Kosovës në Tiranë më ftoi që ta sjellë këtë ekspozitë këtu në Tiranë, po që ishte rastësi”, na tregoi Eliza. E pyetur se cila prej fotografive, të shkrepura në kohëra të ndryshme, atëherë kur Eliza ishte thjesht një studente dhe përdori aparatin si armë për të bërë diçka për vendin e saj, i ngjall më tepër emocion, ajo zgjedh pikërisht atë që është më e qeta: ushtari serb duke fjetur në mes të sheshit të qytetit dhe ka këpucët e zbathura; pasi tregonte lirinë psikologjike dhe fizike që serbët kishin në një territor që nuk ishte aspak i tyre.
Kjo ekspozitë mblodhi rreth vetes dhjetëra vizitorë të brezave të ndryshëm; ato të cilët i kanë përjetuar këto momente dhe të tjerë për të cilët këto foto i përkasin thjesht të shkuarës dhe do i shohin në librat e historisë.



















