Prej kohësh në luftë me sëmundjen, ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro është ndarë nga jeta. Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, u largua nga kjo botë ditën e sotme, ndërsa lajmin e trishtuar e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume te mira mik! Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazevendesueshem! Lamtumire!”, shkruan ministrja.
Një prej artistëve dhe njerëzve më të rëndësishëm të artit, Gëzim Qendro ishte vlerësuar për aftësitë e tij si kurator, piktor, botues librash e kritik artit. Një ndër themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës, Qendro ishte edhe një ndër kritikët e filozofët më të njohur në vend. Me një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptarë, ai ka lënë një trashëgimi të madhe, ndërsa është edhe autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit, “Heronjtë janë të uritur”, “Surrealizmi socialist”



















