Nuk janë të pakta kompanitë ajrore në Shqipëri, që duket se shtohen nga viti në vit. Mes konkurrencës së çmimeve dhe cilësisë, duket se një emër në veçanti është në telashe kohët e fundit. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka dhënë informacionin e nevojshëm për të parandaluar të tjera pakënaqësi, që kanë ardhur kryesisht nga pasagjerët.
Bëhet fjalë për kompaninë italiane “Fly Ernest”, e cila ka anuluar mbi pesëdhjetë fluturime gjatë kohës që ka operuar brenda vendit tonë. Shkak është bërë mungesa e kapaciteteve në avionë, çka ka drejtuar në shtyrjen ose anulimin e plotë të fluturimeve, të prenotuara paraprakisht nga pasagjerët. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se po merren nga afër me çështjen, ashtu sikurse u bëjnë thirrje qytetarëve të zgjedhin me kujdes dhe të plotësojnë formularin e ankimit, në raste të kësaj natyre.
Sipas AAC, duke filluar nga 5 maji do të publikohen performancat e secilës prej kompanive që operojnë në aeroportin e Tiranës. Sipas përllogaritjeve, dëmi i shkaktuar nga “Fly Ernest” shkon mbi 2.5 milion euro, nëse do të ndiqeshin hap pas hapi proçedurat e kompesimit.



















