Një grua 36-vjeçare pretendon se ka hequr kilogramët e tepërt pas lindjes së vajzës së saj në vetëm 5 ditë falë një diete të re që ‘mashtron’ trupin të mendojë se po agjëron. Amy Spiers nga Maidstone, Kent pati vështirësi që të humbte kilogramët e tepërt pas lindjes së vajzës Beatrix dhe pasi provoi disa dieta të ndryshme por pa sukses ajo zbuloi ProLon, një dietë e re 5 ditore që bazohet në konsumimin e ushqim me bazë bimore.
Amy tha për dailymail: ‘Pas lindjes së vajzës time unë shtova shumë në peshë dhe nuk po arrija dot që të hiqja kilogramët e tepërt dhe kjo ishte tepër irrituese. Unë dëshiroja me patjetër që të deri në një vjetorin e vajzës time të arrija trupin e dikurshëm.
Ajo përdori dietën ProLon,dhe 5 pako me ushqim i erdhën në derën e saj- nga 1 për çdo ditë të javës. Dieta përfshinte fruta të thata, supë me perime dhe ullinj dhe pavarësisht çmimit paksa të shtrenjtë Amy u mrekullua nga rezultatet, pretendoi se humbi dy masa 5 ditët e para. Nga masa 12 ajo u kthye te masa 10 dhe rrobat të cilat ajo kishte para se të ngelej shtatzanë i bënin përsëri.
Sipas prodhuesve të kësaj diete ProLon e shyn trupin që të mbrojë vetveten dhe të ripërtërihet si përgjigjje ndaj ditëve të ‘agjërimit’. Kjo dietë është një teknikë e re e cila jo vetëm ndihmon në rigjenerimin e qelizave por edhe në plakje të shëndetshme dhe shkrirjen e qelizave dhjamore.Sipas dietologut Kim Pearson kjo dietë funksionon vërtetë. “Ndërsa trupi ynë është i zënë duke tretur ushqimin nuk fokusohet në rigjenerimin dhe riparimin e qelizave. Kjo dietë nxit procese si detoksifikimin dhe rigjenerimin e qelizave.”
Burimi/Dailymail



















