Pjesmarrja jonë në festën e Halloween-it nuk do të arrijë kurrë çmendurinë e e Heidi Klumit, por ne na pëlqen përsëri që të festojmë. Bëni që manikyri juaj të jetë veshja juaj e Halloween sepse të paktën nuk përfshin, gjak të rremë apo xixa për të cilat më vonë pendoheni. Nga akrivoli te karamelet e sheqerit ju paraqesim disa ide manikyri ‘të errët’ që mund ti provoni këtë vit në festën e Halloween.
I etur për gjak
Këta thonj ngjyrë të kuqe me efekt gjaku janë perfektë nëse do të dilni veshur me kostumin e vampirit ose nëse jeni një fans i Twilight.
Thonjtë IT
Është IT filmi juaj i preferuar? Nëse po atëherë rikrijoni personazhin tuaj të preferuar të filmit në thonjtë tuaj.
Thonj që vrasin
Vetëm disa vrasës që në mënyrë rastësore qëndrojnë në thonjtë tuaj. Dedikoji çdo thua një personazhi negative të filmave horror që ju pëlqejnë.
Fazat e hënës
Një tjetër ide është disenjimi i të gjitha fazave të hënës në thonjtë tuaj.
Fantazma vorbull
Përzierni teknikën e mermerit me ngjyrën e kungujve për një ndjesi abstrake fantazmash.
Gjarpri rrëshkitës
Një gjarpër rrëshkitës është makthi i shumë personave port ë jep vërtetë të dridhura si disenjo për thonjtë.
Fantazma të këqija
Një disajn tjetër mun dtë jetë me fantazma të vërteta dhe të frikshme.
Ndërthurje motivesh
Nëse nuk vendsni dot për një motiv të caktuar atëherë disenjoni çdo thua me një stilt ë ndryshëm
Macja e zezë
Macet e zaza janë një ogur i keq, por si dekor Halloween-I për thonjtë janë të adhurueshme.
Dita e të vdekurve
Filloni me një bazë të bardhë dhe më pas shtoni sy dhe lule. Pasi të thahet me ngjyrën e zezë përfundoni çdo detaj.
Thikat e vrasësit
Disenjoni vrasësit e filmave horror në thonjtë tuaj për një pamje vrastare.
Thonjtë arkivol
Disenjoni thonjtë tuaj në fomën e një arkivoli dhe më pas lyejini ngjyrë të zezë. Pasi të thahen shtojini një vijë gold dhe një detaj në qendër.
Misër i ëmbël
Kjo ndoshta nuk është zgjedhja juaj e parë por portikallia, e verdha dhe e bardha të kombinuara sëbashku ju japing inspirimin për një disenjo të tillë.
Hëna minimaliste
Nëse jeni tip minimalist atëherë provoni këtë disenjo gjysmë hënë në ngjyrë nude.
Vejusha e zezë
Për të krijuar një thua të frikshëm rrjetë merimange, filloni me një bazë shkëlqyese dhe më pas shtoni disa vija të bardha.