Në treg ka dalë një varietet i ri çokollate ngjyrë rozë. Çokollata ngjyrë rubini rozë është çokollata e katërt në botë dhe e para në zhvillimin e çokollatës në 80 vjet.
Shija e fundit e zbuluar e çokollatës ishtë çokollata e bardhë në vitin 1930, ndërsa çokollata rozë doli në treg më herët këtë vit. Ngjyra e kësaj çokollate vjen nga bima e kakaos me të njëjtën ngjyrë e cila gjendet në Ekuador, Brazil dhe Bregdetin Ivory.
Një lloj pluhuri i cili nxirret nga bima e kakaos përdoret për ti dhënë ngjyrën rozë çokollatës. Kjo çokollatë përmban 47% më shumë kakao sesa çokollata standarte me qumësht, duke i dhënë asaj një shije fantastike që përshkruhet si e ‘ëmbël por e thartë’.
Burimi/Dailymail



















